Top Channel/ Kujdes udhëtimin drejt Greqisë, do bllokohet Kakavija
07/01/2026 23:10

Gati të bllokojnë gjithë Greqinë deklarojnë fermerët grekë , protesta e të cilëve po hyjnë në një fazë të re përshkallëzimi, ndërsa pakënaqësia për masat e shpallura nga qeveria mbetet e madhe. Pavarësisht gjashtë nismave për mbështetjen e sektorit primar që shpalli sot qeveria greke duke thënë se thuajse ka plotësuar madje më tepër se sa duhej kërkesat e fermerëve, këta të fundit theksojnë se masat janë të ato që janë thënë më parë , janë të pamjaftueshme dhe nuk japin zgjidhje reale për problemet e mbijetesës së tyre. Në mbarë vendin, blloqet bujqësore po koordinojnë veprimet e radhës, me kërkesë të përbashkët për takim të drejtpërdrejtë me Kryeministrin. Tetëmbëdhjetë blloqe dhe shoqata bujqësore i kanë dërguar letër Ministrit të Bujqësisë, duke paralajmëruar se në mungesë dialogu, mobilizimet do të intensifikohen dhe ashtu siç kanë paralajmëruar prej orës 12 të ditës së enjte do të bllokojnë një pjesë të madhe të rrugëve të vendit. Një nga pikat më të ndjeshme të përshkallëzimit pritet të jetë dogana e Kakavijës. Sipas planit të fermerëve, në orën 12:00, traktorët nga blloku i Kalpakit do të nisen drejt pikës kufitare, me synim mbylljen e saj për 48 orë, deri të shtunën në mesditë. Zhvillimet do të varen nga qëndrimi i policisë, nëse do të lejohet marshimi, do të bllokohet lëvizja apo do të zbatohet ligji, me rrezik për tensione dhe përplasje. Në të njëjtën kohë, fermerët kanë vendosur bllokime 48-orëshe në akse kryesore rrugore dhe pika strategjike, përfshirë bllokun në Malgara pranë Selanikut, doganën e Promachonës në kufi me Bullgarinë, bllokun e Nikaias në Thesali , më I madhi I vendit, në Lakoni, Vioti, Aitoloakarnani dhe Patra , ndërsa në disa raste parashikohen bllokime më të gjata, deri në 96 orë. Nga ana e saj, qeveria paralajmëron se nuk do të lejojë “ndarjen e vendit në dysh”, duke theksuar se dialogu mund të zhvillohet vetëm pa traktorë në rrugë.

Top Channel/ PD 3 orë protestë me molotovë, Berisha lëndohet me spray, çfarë s’u pa gjatë tensioneve
22/03 23:57
Top Channel/ Të lënduarit e protestës. Berisha e Lamallari i vizitojnë ne spital
22/03 23:55
Top Channel/ Momenti kur Berisha lëndohet në protestë
22/03 23:35
Top Channel/ Protestues të lënduar në protestë, Berisha nga spitali: Demonstruesin nga Berati e…
22/03 23:26
Top Channel/ Opozita hedh molotovë në çdo cep të Tiranës, nuk mungojnë…! Përplasje edhe me policinë
22/03 23:25
Top Channel/ Berisha flet pas gazit lot sjellës në sy: Unë po kaloja rrugën për të…
22/03 23:13
Top Channel/ Protesta e PD-së, Berisha mesazh policave: Mos mbroni në asnjë mënyrë Ramën…
22/03 23:12
Top Channel/ Protestë me molotovë e gaz. Sulmohen institucionet. Policia mbron PS-në
22/03 23:11
Top Channel/ Protesta e PD-së! Përplasje të ashpra në rrugët e Tiranës, molotovët shpërthejnë kudo
22/03 23:07
Top Channel/ Gaz lotsjellës drejt Berishës, momenti kur ndjehet keq, truprojat e mbajnë tek krahët
22/03 23:07
Top News – Aksident fatal në Vlorë, humbin jetën dy shoferët nga përplasja e automjeteve
22/03 22:47
Top News – Protesta ‘guerrile’ e opozitës. Pa fjalime, por me molotovë e fishekzjarre
22/03 22:29
Top Channel/ Deputetët demokratë i “turren” policisë, shtytje dhe përplasje fizike mes tyre
22/03 22:28
Top Channel/ Tensione në protestë, momenti kur demokrati Xhelal Mziu goditet me shkop gome
22/03 22:28
Top Channel/ Habit i në protestë, shfaqet me bluzën e grisur, mbi trup të kishte shkruar…
22/03 22:26
Top Channel/ Policia kordon përpara Kryeministrisë, Garda vëzhgon nga tarraca e godinës
22/03 22:26
Top Channel/ Kryeministria “tabelë qitjeje” për protestuesit, breshëri molotovësh dhe fishekzjarrësh
22/03 22:25
Top Channel/ Protestuesit hedhin molotovë më institucionet shtetërore, nuk kursejnë as selinë e PS
22/03 22:24
Top Channel/ Berisha flet pas protestës: I dhamë goditje diktaturës, protesta e radhës…
22/03 22:12
Top Channel/ Aksident i rëndë në Vlorë, humbin jetën dy drejtues mjetesh
22/03 22:11
DIGITALB DIGITALB