Me afrimin e betejës elektorale të pranverës ambasadori i OSBE Michel Tarran i kujtoi aktoreve politik dhe palëve të përfshira në proces sfidat me të cilat përballet procesi zgjedhor i 11 majit. “Fshehtësia duhet zbatuar për të gjithë procedurën – dhe veçanërisht për hedhjen dhe numërimin e votave. Presioni i dekurajon zgjedhësit të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar lirisht dhe pa frikë. Si rrjedhojë, procesi demokratik minohet për shkak të krijimit të një mjedisi aspak miqësor për votuesit”, thotë Tarran.