Përdorimi i antibiotikëve pa kriter në këtë situate gripale por edhe gjatë pandemisë së covid ka bërë që mikroorganizmat të krijojnë rezistencë duke u kthyer në një rrezik kërcënues për shëndetin e njerëzve. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë një listë me 13 patogjenë prioritarë ndaj të cilëve mjekët duhet të kenë shumë kujdes pasi duket se e kanë të fituar betejën ndaj antibiotikëve përfshirë këtu edhe stafilokokun.