84 këmbësor janë ndëshkuar nga policia rrugore për mosrespektim të rregullave të qarkullimit. Ata kaluan rrugën në mënyrë të gabuar duke u bërë burim aksidentesh. Po ashtu me gjobë për mosdhënie përparësi në vijat e bardha u ndëshkuan dhe 320 shoferë ndërsa afro 1300 të tjerë u gjobitën për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe përdorim të telefonit gjatë drejtimit të mjetit.