Rritja me shpejtësi e numrit të të infektuarve me mutacionin Delta ka çuar në shtrëngimin e masave kufizuese, të cilat synojnë frenimin e përhapjes së koronavirusit. Kështu, nga kjo e hënë qytetarët shqiptarë, mund të lëvizin lirshëm deri në orën 23:00 e më pas nis ora policore ku lëvizet për emergjecë dhe me leje nga e-albania. Po kështu të gjithë ata që hyjnë në territorin shqiptar, duhet të kenë tampon negativ brenda 72 orëve, ore rapid test 48 orë ose kartën e vaksinimit.