Arrestimi i policëve kufitar shtoi kontrollet edhe në pikë kalimin me Shqipërinë në Qafë Morinë. Kontrollet ishin më të gjata e disa prej qytetarëve që tentonin të hynin në Kosovë u kthyen pas. Hyrje-daljet mes Kosovës dhe Shqipërisë ka kohë që kryhen në një pikë kufitare të përbashkët. Megjithatë nuk po flitet ende për një heqje totale të kufirit që për banorët e zonës, kryesisht të Shqipërisë paraqet problem.