Rreth 350 kilometra vijë kufitare ndajnë mes tyre Kosova dhe Serbia. Rrëmbimi i tre policëve të Kosovës atje është vetëm më i fundit i një serie incidentesh të shënuara përgjatë saj që prej përfundimit të luftës 24 vjet më parë. Në një episod të ngjashëm, njësitë speciale të Serbisë ndaluan në 2012-tën dy policë kufitarë të Kosovës në fshatin Dumnicë të Podujevës.