Procesi i legalizimeve ishte pjesë e diskutimit mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakëve, në takimin e kësaj të premteje në Durrës. Rama u ndal te bashkitë që nuk kanë avancuar në këtë proces dhe iu drejtua kryebashkiakut të Gjirokastrës, Flamur Golemi.