Në pikën e kalimit kufitar të Kakavijes vijon largimi i emigrantëve që festuan me familjet ndërrimin e viteve. Përgjatë 24 orëve të fundit kanë dalë nga Shqipëria rreth 6500 shtetas ndërsa kanë hyrë 3600 të tjerë. Aktualisht policia shqiptare ka vënë në dispozicion të fluksit në dalje 4 sportele dhe 2 në hyrje ndërsa policia greke ka 3 sportele në hyrje dhe 2 në dalje.