Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë “arrest në burg” për Aleks Lulashin Ai u arrestua tre ditë më parë në Gorre të Fushë Kuqes pasi dyshohet se banesën e tij të braktisur e kishte kthyer si bazë kriminale. Dyshohet se gjente mjete të ndryshme për të furnizuar grupet kriminale për kryerjen e ngjarjeve kriminale.