Top Channel/”Kthehuni investoni”, Rama- shqiptarëve të Kretës: S’do keni nevojë për pasaportën greke
29/03/2025 20:04

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me shqiptarët në Kretë, ku u bëri thirrje që të kthehen dhe të investojnë në Shqipëri. Rama tha se në Parlament ka kaluar një ligj për emigrantët, që u lehtëson investimin në tokat e gjyshërve të tyre nëpër fshatra. Duke marrë shembullin e shqiptarëve të cilët ishin emigrantë dhe janë kthyer, kryesocialisti tha se “ju dalin më mirë llogaritë”. “Për të gjithë ata që kanë një tokë në fshat apo një shtëpi të rrënuar të gjyshit në fshat apo kanë të afërm në fshat ku mund të behet një investim, kemi kaluar në parlament ekzaktësisht për emigrantët një ligj që thotë, se çdokush që zotëron një tokë për të cilën mund të mos e ketë akoma dokumentin e pronësisë ama ka dëshmitarët e mjaftueshëm në fshat atje që është toka e të parëve, mund të marrë një vërtetim dhe mund të marrë leje për të rindezur oxhakun në shtëpinë e gjyshit dhe për ta kthyer shtëpinë e gjyshit në një agroturizëm apo për të investuar atje në çfarëdolloj rruge. Për cilin do prej jush që do të kthehet ose të investojë, ligji thotë se për 500 aplikantët e parë, janë 10 vite pa taksë dhe pa tvsh, asnjë detyrim ndaj shtetit. Unë e di që ky ishull ka një turizëm të zhvilluar por të gjithë ata që presin sezonin këtu, i ftoj të interesohen dhe në Shqipëri, të pyesin si janë pagat. Nuk kanë nevojë të më besojnë mua, mjaftojnë të interesohen dhe të shikojnë. Ju del më mirë atje sesa këtu, megjithatë kjo është në dorën e secilit të interesohet. Për të mbështetur investimet në fshat, BSH ka hapur dhe një linjë kredie dhe cilido që do të ketë akses, që ka interesa më pak se 3% është i ftuar ta bëjë. Pyesni ata që e kanë bërë, ka shembuj si ju që nga Greqia Anglia Italia deri dhe nga Amerika janë kthyer dhe kanë bërë këto që po them dhe të gjithë thonë këtu del më mirë llogaria“-tha Rama.

Top Channel/ 100 mln për sipërmarrjet, miratohet fondi, pritet subvencion edhe për transportin
01/04 19:39
Top Channel/ E zbulon Rama: Rregulla të reja për naftën, çmimi do vendoset nga kompania publike
01/04 19:38
Top News – Rama: Do hyjmë në tregun e naftës. ‘Kompani publike për të mbrojtur konsumatorët’
01/04 18:54
Top Channel/ “Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama:Futemi në treg për garanci për qytetarët
01/04 16:55
Top Channel/ ‘Të kemi pavarësi energjetike’,Rama:Me energjinë e erës dhe atë diellore kompletojmë..
01/04 16:54
Top Channel/ ‘Shteti do paguajë sigurimet shoqërore për kujdestarët’, Rama: Nuk mund të mbeten…
01/04 16:45
Top Channel/’Ka një sasi nafte që është jashtë radarëve të shtetit’, Rama:Do formalizojmë tregun…
01/04 16:45
Top Channel/Reforma në Drejtësi, Rama:Ne ja dolëm ta bëjmë me gjithë konfliktet, krenar për…
01/04 16:44
Top News – Çmimet e larta në Shqipëri. Berisha-Shkak oligopolet në treg! Do t’u shpallim luftë
01/04 16:41
Top News- Berisha takon përfaqësuesit e KiE: I informova se Parlamenti fsheh ftesat për opozitën
31/03 20:58
Top News- Rama flet për përplasjen me Spiropalin, reagimi i parë pas mbledhjes së grupit
31/03 20:57
Top Channel/ PS-PD “negociojnë” Kushtetutën, palët “përplasen” për numrin e deputetëve
31/03 19:47
Top Channeol/ Rama zbulon planin: Kompani publike për naftën! Çfarë thotë për tensionet nëPS
31/03 19:34
Top News- “Të jesh socialist, duhet të jesh i pakënaqur”, Rama përmend Pandeli Majkon
31/03 18:19
Top News- Rama: Berati ka më shumë kthime se ikje, rezultat ekonomia e turizmit
31/03 18:19
Top News- “Programe të veçanta për të rritur ndërmarrjet”, Rama flet dhe për Paketën e Maleve
31/03 18:18
Top News- Rama: Do fusim produktin e ndjekjes së naftës tranzit, më shumë kontroll
31/03 18:18
Top News- Rama: Nëse heqim taksën e qarkullimit çmimi ulet, por shoferët do paguajnë 4-fish më shumë
31/03 18:17
Top News- Rama i bindur se do fitojë në zgjedhjet vendore, mesazh të prerë strukturave
31/03 18:17
Rama kundër Braçes për bashkinë e Tiranës?/ Analistët zbulojnë se çfarë po ndodhë në PS
31/03 18:15