Kanë mbërritur në Brindizi të Italisë shtatë emigrantët që ishin vendosur në kampin e Gjadrit në Lezhë, të cilët u nisën mbrëmjen e djeshme nga porti I Shëngjinit me anijen e rojes Bregdetare “Visalli”. Ky ishte grupi i dytë e migrantëve të kapur në det që ekzekutivi Meloni nisi drejt Shqipërisë katër ditë më parë.