Anija turke “Moliva” ka mbërritur mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit me 102 kontenierët që dyshohet se përmbajnë mbetje industriale të rrezikshme. Prokuroria e Durrësit ka urdhëruar sekuestrimin e menjëhershëm të kontenierëve, si pjesë e një hetimi penal të nisur pak muaj më parë.