Top Channel/ Kryetarja e KLP flet hapur: Ka lobime për kreun e SPAK! Diplomatët na kërkuan…
20/10/2025 19:33

Këshilli i Lartë i Prokurorisë mohon të ketë trysni në përzgjedhjen e drejtuesit të ri të SPAK-ut. Gjatë raportimit në Kuvend për veprimtarinë e KLP-së, kryetarja Mirela Bogdani shpjegoi fazën në të cilën ndodhet konkurrimi për të udhëhequr Strukturën e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe rolin e Këshillit në studimin e kandidatëve. “Lidhur me drejtuesin e SPAK, sot ka qenë mbledhja që miratuam kushtet dhe kriteret formale. Kjo procedurë ishte formale pro e domosdoshme. Do vijojmë me verifikimin e dosjeve, analizë për secilin dhe më pas procesi i votimit. Lidhur me çështjen e presionit. Më shumë është lobim, dikush është me tifoz i një qasje që ndjek një prokuror. Një mund të ketë qasje më represive, dikush pak më human dhe liberal. Ata janë të gjithë prokurorë të SPAK”. Edhe aludimet për ndërhyrjet e ndërkombëtarëve, Bogdani i hodhi poshtë preferencat dhe zbuloi porositë. Nga diplomatet është kërkuar garantimi i procesit. Nuk ka asnjë lloj sugjerimi. i vetmi sugjerim ka qënë nëse keni ndonjë kërcënim referojini, absolutisht jo një emër konkretë. Paraditen e të hënës Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi listën me 4 aspirantë që do të garojnë për të pasuar Altin Dumanin. Pas shqyrtimit të dosjeve të Adnan Xholit, Klodian Brahos, Doloreza Musabelliut, Ervin Gogajt, do të përballen me një intervistim publik e më pas kush do të marr më shumë vota do të shpallet fitues, për të marr detyrën më 19 dhjetor. Pjesë e diskutimit në komisionin e Ligjeve ishte edhe vrasja e gjyqtarit në sallën e Gjykatës së Apelit. Për kryetaren e KLP ky rast duhet të jetë dhe më nxitës për të rritur sigurinë në institucionet e drejtësisë. Ndaj bëri thirrje për bashkëpunim ndërinstitucional. “Kemi në plan një takim me prokurorët e Shqiperisë, ndoshta është momenti që institucionet e drejtësisë të bashkohen dhe të marrin masa si për infrastrukturën dhe për të pasur siguri. Gjithashtu edhe ekzekutivi të mbulojë kostot financiare”. Mirela Bogdani komentoi edhe arrestimin e avokatit Ulian Barjami në Elbasan pas përplasjes me prokurorin, por nuk qartësoi qëndrimin e KLP në këtë çështje. “Lidhur me avokatin e arrestuar në Elbasan, ne kishim një mbledhje sot dhe diskutuam në mënyrë informale, vendosëm që fillimisht të kërkojmë informacion dhe më pas do të qartësojmë qëndrimin. Nuk mund të shprehemi pa pasur një informacion të plotë të mënyrës se si kanë rrjedhur ngjarjet”. Me rëndësi, KLP vlerëson edhe rritjen e numrit të prokurorëve për të zgjidhur ngërcin me dosjet stok, ku për të kryer një ekspertizë të detajuar për nevojën mbi numrin e popullësisë në Shqipërisë i kanë shtrirë dorën për ndihmë BE-së.

Top News – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mirëpret linjat e reja drejt Liverpool dhe Dublin
04/04 15:32
Top Channel/ Zgjatet hetimi i vrasjes së Kalasë, prokuroria kërkon 3 muaj më shumë kohë për dosjen
04/04 15:23
Top News – ‘Asnjë incident te Njësia 7’. Braçe tregon se çfarë ndodhi në takimin e Ramës
04/04 14:18
Top News – Me pistoletë me vete e makinë pa targa, kapet ‘gangsteri’ në Laç
04/04 13:58
Top News – Mesazhi në Instagram i kushtoi jetën e babait/ Detaje nga sherri në Vlorë
04/04 13:30
Top News – Vigjilja e Pashkës Katolike. Imzot Dodaj: Shqipëria ka nevojë për ndershmëri
04/04 13:29
Top Channel/ Thirrje për paqe në Pashkë, Arqipeshkvi i Shkodrës: Paqja nis nga familja dhe shoqëria
04/04 13:25
Top Channel/ ‘Të bëhemi ndërtues të paqes’/ Arqipeshkvi Giovani Peragine mesazh për Pashkën
04/04 13:23
Top News- Vigjilia e Pashkës Katolike, arqipeshkvi Giovani Peragine mesash për besimtarët
04/04 13:23
Top News- AKU bllokon 4 ton produkte bimore/ Gjobitet subjekti tregtar, u kap në shkelje
04/04 12:54
Top News- “Audi SQ8” dhe “BMW” me vlerë 120 000 euro, kapen në Tiranë, ishin vjedhur
04/04 12:49
Top Channel/ E rrahën pas sherrit online! Vlorë, 63-vjeçari shkoi për sqarim
04/04 12:40
Top Channel/ Ligji për kujdesin alternativ, Ministrja Sala: Fëmijët pa prindër do rriten në familje
04/04 12:26
Top Channel/ Mesazh politik në urimin e Pashkëve, Arjan Dodaj: Ndërgjegje reaguese ndaj korrupsionit
04/04 12:20
Top Channel/ Vidhnin makina jashtë shtetit dhe i trafikonin në Shqipëri, nën hetim 2 persona
04/04 10:40
Top Channel/ Vigjilja e Pashkës, qindra besimtarë mbushin Tiranën për Udhën e Kryqit
03/04 23:19
Top Channel/ ‘Shpërthen’ Berisha: Nafta, më e shtrenjta në botë! Gati ligji në Kuvend
03/04 22:30
Top News- Dy të plagosur me thikë në Shkodër/ Konflikt mes adoleshentëve në qendër të qytetit
03/04 22:14
Top News- Sherr në Vlorë, humb jetën 63-vjeçari/ Konflikt mes disa personave, identifikohen autorët
03/04 22:09
Top News- E rëndë në Durrës, humb jetën 17-vjeçari në ambientet e shkollës
03/04 21:59