Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, në kuadër të diplomacisë parlamentare, zhvilloi një vizitë zyrtare në Senatin e Francës, ku u prit nga Presidenti i Senatit, Gerard Larcher. Takimi u përqendrua në forcimin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe thellimin e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Francës.