Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, pas dështimit të mbledhjes së kryesisë, për mungesë kuorumi, të hënën ka dhënë arsyetimin mbi konstituimin e kuvendit pa nënkryetarin e komunitetit serbë. Ai tha se është bazuar në rregulloren e punës së Kuvendit të Kosovës kur e konstituoi parlamentin.