Kryetari i Grupit Parlamentar Poloni–Shqipëri në Parlamentin polak, Bartosh Romoviç, nga Pogradeci, theksoi rëndësinë e afrimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Shqipëria sipas tij duhet të ndjekë rrugën më efikase për të mos përsëritur gabimet e vendeve që kanë përshkuar të njëjtën rrugë. Një aspekt ku ai është ndalur ka qenë edhe interesi i lartë i turistëve polakë për destinacionet shqiptare.