Top Channel/ Kryetarët e Bashkive të Francës nisin marshimet, thirrje për t’i dhënë fund dhunës
03/07/2023 18:36

Përfaqësuesit e Kryetarëve të Bashkisë së Francës zhvilluan demonstrata për të kundërshtuar protestat e dhunshme, të cilat nisën pas vrasjes së një 17-vjeçari nga ana e policisë. Kjo iniciativë nisi një ditë pas sulmit që iu bë shtëpisë së kryetarit të të periferisë së Parisit, Vincent Jeanbrun gjatë kohës që ishte në zyrë, ndërsa në banesë ndodheshin gruaja dhe dy fëmijë e mitur që mbetën të lënduar. Qeveria ka luftuar me trazirat dhe plaçkitjet që kur adoleshenti u qëllua për vdekje, ndërsa pasojat mbeten tepër të rënda. Në marshim u bashkuan edhe shumë francezë të cilët mbështetën mendimin për t’i dhënë sa më shpejt fund agresionit të pallogaritshëm që nuk po llogarit më asgjë. Gjatë natës së gjashtë radhazi të trazirave, një zjarrfikës mbeti viktimë teksa kërkonte të shuante automjetet e djegura në veri të Parisit. Autoritetet kanë arrestuar të paktën 3200 persona, ndërsa ajo që mbetet shqetësuese është pjesëmarrja shumë e lartë e të miturve. Sulmi u dënua në të gjithë përfshirë pozitën dhe opozitën, ndërsa prokurorët kanë hapur një hetim për tentativë vrasjeje. Në përpjekje për të shuar atë që është bërë një nga sfidat më të mëdha për Presidentin Emmanuel Macron që kur ai mori detyrën në vitin 2017. Në terren janë vendosur mbi 45,000 policë dhe xhandarë, të cilët po përballen me protestuesit e dhunshëm që kanë djegur dhe shkatërruar shumë vende. Protestat paraqesin një krizë të re për Macron, i cili kishte shpresuar të vazhdonte me premtimet për mandatin e tij të dytë, pasi u përball me muaj të tërë demonstratash që shpërthyen në janar për rritjen e moshës së daljes në pension. Macron shtyu një vizitë shtetërore në Gjermani që ishte planifikuar të fillonte të dielën, njëkohësisht braktisi edhe samitin e BE-së në Bruksel.

Top Channel/ OpenAI mbyll platformën Sora, kosto të larta dhe rreziqe ligjore
25/03 15:28
Top News – Pakistani ka dorëzuar planin e SHBA-së / Irani konfirmon, bisedimet ndoshta në Turqi
25/03 15:08
Top Channel/ Lufta e Iranit, “zgjohet” Kim Jong Un: “Justifikon tona armët bërthamore, do mbrohemi”!
25/03 15:08
Top Channel/ “Sindroma e turistëve”, studimi: Përse sillen keq kur janë me pushime!
25/03 15:00
Top News – Hungaria ndal gazin drejt Ukrainës / Orban hakmerret: Deri sa të rinisë rrjedha e naftës
25/03 14:39
Top News – Ushtria gjermane ‘përqafon’ IA-në / Do të përshpejtojë vendimmarrjen në kohë lufte
25/03 14:33
Top News – Irani sulmon aeroplanmbajtësen amerikane, USS Abraham Lincoln në shënjestër
25/03 14:33
Top News- Nuk mjaftojnë raketat, vijnë stuhitë / Dubai në telashe, moti i keq shkakton kaos në rajon
25/03 13:30
Top News – Trump po i vë flakën botës, Evropa mban hirin…Spanja: Lufta në Iran më keq se Iraku
25/03 13:30
Top News – Na pret recesioni global! Nëse çmimi i naftës arrin 150 dollarë…lëshohet alarmi
25/03 13:28
Top News – Aleatët e Putinit ‘përqafohen’ / Lukashenko dhe Kim Jong un, takim në Korenë e Veriut
25/03 13:27
Top News – Turqia, mes Iranit dhe SHBA-së / Po përcjell mesazhet e Trumpit, konfirmon zyrtari
25/03 13:24
Top Channel/ Dronë nga Rusia, alarm në Estoni e Letoni: Goditet centrali elektrik!
25/03 12:10
Top Channel/ Nafta, “kristalizohen” dyshimet: “Insighter Trading”, po përfiton rrethi i Trump-it?!
25/03 11:49
Top Channel/ Muajin e ardhshëm, Europa “mbetet pa naftë”, kreu i Shell: Filloni racionimin!
25/03 11:28
Top Channel/ Irani “vë në lojë” Trump: Fuqi globale e vetëshpallur, po bëjne negociata me veten!
25/03 11:26
Top News – Ushtria iraniane tallet me Trumpin: “Po negocion me veten! Nuk ka bisedime me SHBA-në”
25/03 11:13
Top News – E rëndë në Itali, nxënësi plagos me thikë mësuesen në shkollë
25/03 11:10
Top News – Estonia sulmohet nga Rusia, NATO në alarm / Goditet centrali, droni rus çan kufirin
25/03 11:03
Top News – Plani me 15 pika për fundin e luftës / Trump ia dërgon Iranit, Teherani kundërpërgjigjet
25/03 11:02
DIGITALB DIGITALB