Policia po vijon arrestimet e kryepleqve në fshatrat ku konstatohet drogë, por mungesa e provave i ka shpëtuar ata nga qelia. Edhe më i fundit, ai i fshatit Qafë Mollë, pak kilometra larg Tiranës u la i lirë dhe as prokuroria, as gjykata nuk e aprovuan arrestimin për shpërdorim detyre të kryeplakut Azem Dedej, për të cilin u vendos “detyrim paraqitje”.