Banorët e fshatit Zvezdë janë shprehur të tronditur për vrasjen e 50-vjeçarit nga babai i tij për vetëmbrojtje. Banorët: Të dy babë e bir nuk janë problematikë, nuk e dimë çfarë ka ndodhur brenda në shtëpi, dëgjuam që ishte rrëzuar por nuk e dimë qartë çfarë ka ndodhur. Nuk dimë të kenë patur probleme. Ndërsa kryeplaku i fshatit Zvezdë u shpreh se viktima kishte probleme me alkoolin, ndërsa babai i tij kishte sklerozë.