Kryeministri Edi Rama iu drejtua kutive të votimit gjatë orëve të para të ditës. I shoqëruar nga bashkëshortja, Linda Rama, kreu i qeverisë votoi në shkollën “Ymer Lala” në Surrel. Por edhe në këtë qendër votimi, gjatë kohës që Edi Rama po votonte, pati probleme me pajisjen e identifikimit. Kryeministri kërkoi nga qytetarët që të mos dekurajohen nga këto probleme të krijuara nga ana e Komisionit qendror të zgjedhjeve, por të dalin e të votojnë.