Kryeministri Edi Rama, ministrat dhe kryebashkiakët zhvillojnë sot mbledhje në orën 10:00 në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. Fokusi i diskutimeve në këtë takim do të jenë objektivat për vitin 2024, si edhe një analizë dhe vlerësim i punës mbi porositë që kryeministri Rama ka lënë, ku një prej detyrave kryesore janë anëtarësimet e reja.