Kryeministri Edi Rama ka inspektuar nga afër punimet në kantierin e shëtitores Taulantia në Durrës. Puna po vazhdon, dhe brenda muajit qershor aksi i shëtitores do të jetë i përfunduar. Aktualisht po montohet edhe pergola që do të krijojë hije mbi shëtitore.