Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhuruar gjak sot në ditën botërore të dhurimit të gjakut. Kjo nuk është hera e parë që kryeministri i Kosovës dhuron gjak, pasi ka dhuruar edhe më herët. Dita botërore e dhurimit të gjakut shënohet prej vitit 2004 dhe ka për qëllim dhurimin e gjakut për të shpëtuar jetën e atyre në nevojë.