Në një vizitë të papritur, kryeministri i Izraelit Naftali Bennett zbarkoi në Moskë për bisedime urgjente me presidentin Vladimir Putin, e me pas niset drejt Berlinit për tu takuar me kancelarin Olfa Scholz. Shteti hebre vë kështu fort në lëvizje motorët e diplomacisë, me shpresën e një ndalimi të luftimeve në Ukrainë. Agjensia e lajmeve Interfax pohoi se situata e Ukrainës ka përbërë boshtin e bisedimeve, por nuk do të jepet njoftim nga Kremlini. Zyra e Bennett e konfirmoi gjithashtu vizitën.