Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban ka mbërritur sot për një vizitë zyrtare në Tiranë. Ai është pritur me ceremoni nga kryeministri Rama. Orban shoqërohet nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Szillarto dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Marton Nagy, të cilët pritet të zhvillojnë gjithashtu takim me kryeministrin Edi Rama.