Në forumin e përvitshëm botëror ekonomik në Davos, sfidat ndaj sulmeve kibernetike janë pjesë e çështjeve të diskutuara. Kryeministri Edi Rama tregoi se si Shqipëria, u vendos në shënjestrën e të tilla sulmeve gjatë vitit të shkuar. “Bëmë më shumë vëmendjen në çdo hap, një hetim të tërësishëm të ndihmuar nga Microsoft, ekipi i FBI dhe ekspertë të tjerë para se të dilnim me këtë akuzë të bazuar në fakte, dhe ende jemi të sulmuar, praktikisht ditë pas dite”, tha Rama.