Kryeministri Edi Rama merr pjesë në edicionin e 6-të të Forumit të Paqes në Paris të mbajtur këtë të premte. Liderët botërorë janë mbledhur në Paris, ku do të diskutojnë për konfliktin në Gaza. Shqipëria është pozicionuar krah Izraelit në luftën me Hamasin, ndërsa kryeministri në një postim në X ka theksuar se “jemi shumë të shqetësuar nga shkatërrimet, viktimat civile dhe vuajtjet në Gaza”.