Kryeministri Edi Rama në fjalën në mbledhjen e jashtëzakonshme me ministrat dhe deputetët e tij. Rama shprehet se nuk mbështet asnjë drejtues, deputet apo ministër që janë përfshirë në korrupison, pasi gjithësecili në këtë sistem “secili mban “okën mbi shpatullat e veta”. Ai i është përgjigjur akuzës së bërë nga opozita, atë se Rama ka kontrollin e SPAK. Kreu i qeverisë u përgjigj me një pyetje retorike, duke thënë se nuk ka pse të ketë kontrollin e këtij institucioni, vetëm që të shpëtohen disa zyrtarë që kapen në korrupsion.