Top Channel/ “Kryeministre grua në 2030″, Rama tregon pasuesen e tij
11/04/2025 22:06

Me sloganin “Shqipëria në BE 2030- vetëm me Edin dhe PS”, socialistët nisën zyrtarisht fushatën elektorale, nga ku kryesocialisti Edi Rama pas 12 vitesh do të jetë ballë përballë me Sali Berishën, pas duelit së fundit në zgjedhjet e 23 Qershorit 2013. Socialistët dhe Rama synojnë fitimit të një mandati të katërt qeverisës me kartën e futjes së Shqipërisë në BE në 2030. Jo me një, por me 12 takime elektorale nga 12 qarqe të vendit, kjo ishte risia e nisjes së kësaj fushate nga PS, krahasuar me fushat e shkuara. Fokusi vajzat, gratë dhe kandidatet socialiste në garën e parlamentareve të 11 Majit nga ku PS numëron 38.500 gra e vajza anëtare, në shkallë vendi me 38% kandidate në listën e mbyllur dhe 56% të listën e hapur. Shqipëria tha Edi Rama është grua, BE është grua dhe suksesi drejt BE-s varet nga nënat dhe bijat shqiptare. “Shqipëria është grua! Europa është grua dhe suksesi për Shqipërinë 2030 varet në radhë të parë nga nënat, motrat dhe bijat e Shqipërisë, nuk ka asgjë që më bën më shumë krenarë se sa fakti se kjo parti politike mbështetet nga gratë. 56% e zgjedhësve gra dhe vajza në rang vendi mbështesin PS, në disa qarqe është më e lartë. Te burrat, kjo % është më e ulët. Mbështetjen më kuptimplotë të pjesës më të ndjeshme, të pjesës më të arsyeshme, të pjesës më sakrifikuese të popullit shqiptar, nuk do ta ndërroja kurrë me mbështetjen e pjesës tjetër, mbështetjen e burrave dhe djemve. Mes dy palëve nuk ka diskutim që zgjedh të parat nënat, vajzat”. Teksa kërkoi votën për një mandat të katërt, Rama shprehu besimin se PS do të ketë edhe një mandat të pestë qeverisës, me në krye jo atë, por një grua. “Në 2030, do shikohemi përsëri se do vijmë të mbështesim kryeministren grua”, tha kryesocialisti.

Top Channel/ Mesazhet e Ramës për socialistët, zbardhen 3 porositë e kryeministrit
07/04 22:19
Top News – Rama jep porositë për socialistët. Takime me qytetarët dhe fokus tek ekonomia
07/04 19:34
Top News-Sekuestrimi i pasurisë së Malltezit. Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e dhëndrit të Berishës
07/04 19:30
PD në krizë?/ Berisha gati planin për zgjedhjet e brendshme, nami zbulohen prapaskenat
07/04 18:38
Top News – ‘Asnjë bllokim negociatash’. Rama: Lajme të pavërteta, po ecim sipas parashikimeve
07/04 18:15
Top News – Etika kursen Ballën e Vokshin. Flamur Noka ndëshkohet me 20 ditë, Elda Hoti me 10
07/04 18:08
Top News – Balla nuk ka vendim për Spiropalin. Për Erion Braçen thotë se nuk po kritikon partinë
07/04 18:06
Top News – ‘Janë duke u hetuar nga SPAK’. PS refuzon komisionet e PD për ARRSh dhe AKSHI-n
07/04 16:36
Top Channel/ PD kundër për parqet teknologjike, Bozdo dhe Zhupa akuzojnë PS
07/04 15:16
Top Channel/ PS rrëzon komisionet hetimore, Balla përplaset me Bardhi
07/04 15:12
Top Channel/ Berisha: Ulni taksat e naftës! Qytetarët t’i bashkohen protestës më 17 prill
07/04 15:07
Top Channel/ Rama: Negociatat nuk janë bllokuar! Lançohet platformë punësimi
07/04 15:05
Top Channel/ “Të thuash që ka shumë korrupsion do të thotë të flasësh përçartë”, Rama: Dalin…
07/04 14:14
Top Channel/ “Rama mashtroi pensionistët”, Berisha: Rritja stratosferike e çmimeve po e godet…
07/04 13:44
Top Channel/ ‘Drejtorët e qarqeve i vendoste Partia’, Rama: Të gjithë ishin nën kthetrat e …
07/04 13:13
Top Channel/ ‘Nuk janë shëtitje në lëndinë’,Rama për Integrimin:Prilli muaji i diskutimeve intensive
07/04 13:10
Top Channel/ ‘Nuk janë shëtitje në lëndinë’,Rama për Integrimin:Prilli muaji i diskutimeve intensive
07/04 13:09
Top Channel/ ‘Falë kësaj administrate reflektohet pozitivisht’, Rama: Shpejtësi unike për integrimin
07/04 13:08
Top Channel/ ‘Ky portal krijon trasparencë’, Rama: Hapim një dritare të re për ata që duan të…
07/04 13:08
Top Channel/ ‘ Prezantimi i vendeve të lira të punës në sektorin publik’, Ibrahimaj: Portal unik…
07/04 13:06