Deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur në SPAK këtë të hënë për të zbatuar masën “detyrim paraqitje”. Pasi doli nga ambientet e SPAK, ajo tha se po punon për të rrëzuar të gjitha akuzat ndaj saj. E pyetur nëse ka komunikim me ish-presidentin Ilir Meta, Kryemadhi tha se nuk ka folur me të.