Deputetja Monika Kryemadhi në një prononcim të shkurtër për gazetarët në ambientet jashtë Kuvendit, tha se nuk ndihet e keqardhur që s’do jetë më pjesë e Parlamentit të ri. Ajo shprehu keqardhje për ish-bashkëshortin e saj, Ilir Meta, i cili nuk arriti të merrte dot një mandat në Kuvend dhe ndodhet në burg.