Monika Kryemadhi ka komentuar sot deklaratat e Ilir Metës ndaj SPAK dhe Altin Dumanit, për të cilat thotë se është dakord, por jo me gjuhën e përdorur. “Jam dakord me Metën për kapjen e SPAK nga qeveria, por jo për gjuhën, vjen nga revolta. Në çdo fjalë që ka thënë Meta për kapjen e drejtësisë nga qeveria jam dakort”, tha Kryemadhi.