Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, veç hetimeve nga SPAK për tërmetin, është nën akuzë edhe për korrupsion në zgjedhje. Me shumë mundësi, bëjnë me dije burimet e Anila Hoxhës, sot kryebashkiakut i është komunikuar akuza dhe hetimi ka lidhje me fakte të bëra publike nga një qytetare ku SPAK-u disponon materialin e kërcënimit të qytetares gjatë zgjedhjeve lokale në Rrogozhinë.