Kroacia më 1 janar ndryshoi monedhën e saj në euro dhe zyrtarisht hyri në zonën pa viza të Evropës, Shengen – dy ngjarje të rëndësishme për këtë shtet që është anëtarësuar në Bashkimin Evropian pothuajse një dekadë më parë. Në mesnatë, ky shtet ballkanik ndryshoi monedhën nga kuna në euro dhe u bë anëtari i 20-të i Eurozonës. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se kjo ditë do të shkruhet në librat e historisë.