Kroacia e mirëpret Vitin e ri duke hyrë në Eurozonë e në Schengen, lëvizje kjo për të cilën kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen thotë se do ta bëjë më të fuqishëm Bashkimin Europian. “ Kroacia i bashkohet komunitetit të 347 milionë europianëve që përdorin euron në jetën e tyre të përditëshme”, tha Von der Leyen në një deklaratë të lëshuar me këtë rast.