Rritja e çmimit të energjisë, inflacioni i lartë si edhe shtimi i ngadaltë i numrit të studentëve universitarë, kanë krijuar një krizë të mirëfilltë për të rinjtë në Europë, e duke marrë parasysh perspektivën aktuale ekonomike, shumë prej tyre po kthehen që të jetojnë me prindërit. Në mbarë kontinentin e vjetër, numri i studentëve vazhdon të rritet shumë më shpejt se ndërtimi i banesave dhe konkurrenca për shtëpi të përshtatshme për ta, është më e madhe se kurrë, veçanërisht në zonat urbane.