Nisur nga mesdita e së premtes, partitë politike të përfaqësuara në Kuvend janë pritur nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Qëllimi i këtij takimi është konsultimi për caktimin e mandatarit të dytë për formimin e qeverisë së re të Kosovës. Konsultimi do t’i shërbejë presidentes për të marrë dëshminë se cilat nga partitë parlamentare kanë një shumicë të re për formimin e qeverisë.
 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						