Mediat gjermane i kahnë kushtuar një vëmendje të vecantë krizës politike në Kosovë, e cila zgjatet tashmë prej muajsh dhe nuk mori zgjidhje as këtë fundjavë, ashtu sic shpresohej. Për "Berliner Zeitung", dështimi i përpjekjes së Albin Kurtit për të formuar qeverinë e zhyt vendin në një fazë të re pasigurie politike. Gazeta gjermane konsideron se ky dështim mund të shihet si simptomë e një krize më të thellë politike.