Durimi i kosovarëve nuk zgjati më shumë se një javë dhe ankesat nga kufizimet e energjisë elektrike, u kthyen në protesta rruge. Me thirrjet “Duam energji e jo arsyetime”, “Asnjë cent më shumë”, “Sill dritat, largo KEDS-in”, një grup qytetarësh protestuan përpara Kompanisë Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS) e më pas, u spostuan tek ndërtesa e qeverisë.