Situata kaotike ku është përfshirë Partia Demokratike, natyrshëm e vendos në plan të dytë jetën parlamentare të kësaj force politike dhe prioritetin e kuvendit në zgjatjen e afatit të veprimit të organeve të vetting-ut. Megjithatë Taulant Balla, kreu grupit parlamentar socialist, i tha Top Channel se për shumicën socialiste kjo situatë në PD nuk përbën asnjë problem në realizimin e ndryshimit kushtetues.