Mes konfliktit në Iran dhe krizës së energjisë që ai ka shkaktuar, kryeministrja italiane Giorgia Meloni vendosi të udhëtojë drejt Gjirit Persik, një iniciativë kjo të cilën e ndërmori pavarësisht këshillave të shërbimeve sekrete për të mos e hedhur një hap të tillë. Mediat e vendit fqinj sqarojmë se shefja e ekzekutivit e organizoi këtë vizitë për 4 ditë, duke vepruar e vetme dhe në mënyrë të rezervuar.