Prej 11 ditësh blegtori Ardian Skënderaj, nga Levani në Fier, po përballet me një situatë tepër të vështirë ekonomike. Sasi të mëdha qumështi i kanë mbetur stok, pasi fabrikat e përpunimit kanë refuzuar ta grumbullojnë, duke pretenduar prani aflatoksine. Përballë mungesës së tregut për produktin e tij, Skënderaj është detyruar të marrë një vendim të vështirë: të reduktojë fermën. Brenda rreth 10 ditësh ai ka shitur 25 krerë lopë.