Situata në Ura e Mifolit paraqitet kritike, duke arritur në nivelin 7.2 metra. Sipas përgjegjësit të sektorit të Emergjencave Civile pranë Prefekturës Fier, Kreshnik Ymeraj, janë marrë të gjitha masat për rritjen e gatishmërisë së strukturave operacionale, për njoftimin e komunitetit, bizneseve dhe blegtorëve që operojnë përgjatë rrjedhës së lumit Vjosë.