Top Channel/ Krisma pas një sherri/ Kamëz, konflikti mes dy personave përfundon me një të plagosur
24/03/2025 15:49

Një sherr me sende të forta mes dy personave ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne në Kamëz. Dyshohet se për motive të dobta, në mes të rrugës, dy drejtues automjetesh kanë ndaluar dhe janë përplasur fizikisht, duke përdorur gurë dhe sende të forta. Nga ky sherr mbeti i plagosur 38-vjeçari Redi Vata, i cili ndodhet në spitalin e Traumës, me dëmtime në kokë dhe gjoks, por jashtë rrezikut për jetën. Sikurse duket nga pamjet, në vendin e ngjarjes u gjet automjeti tip “Benz” i dëmtuar në xham, që drejtohej nga 38 vjeçari. Ndërkohë policia është në kërkim të personit tjetër të përfshirë në konflikt, i cili dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet tip “ML”. Dyshohet se gjatë konfliktit është qëlluar me armë zjarri, pasi në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një gëzhojë, e cila e cila po verifikohet. Policia thotë se po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit tjetër të përfshirë në konflikt ndërsa po këqyren edhe kamerat e sigurisë në zonë.

Top Channel/ Festivali i gazetarisë, eventi bën bashkë profesionistë të medias
31/03 15:32
Top Channel/ Sulm kibernetik ndaj drejtësisë! KLGJ e Prokuroria rrëzojnë “Homeland Justice”
31/03 15:26
Top Channel/ Sot afati i fundit për DIVA, gjobë për ata që nuk e plotësojnë
31/03 15:21
Top News – S’ka analiza në QSUT pas datës 20. PD thëret në interpelancë ministren e Shëndetësisë
31/03 15:08
Top News-‘Rama do të kthejë Komitetet Ekzekutive’ / Berisha për ‘Territorialen’: Ne ecim me Europën
31/03 14:51
Top News – ‘Territorialja’, Berisha propozon: Të rikthehen komunat aty ku jetojnë 1300 banorë
31/03 14:42
Top News – PD tryezë për Reformën Territoriale. Berisha: Antireforma e Ramës spastroi vendin
31/03 14:39
Top News – Reforma Territoriale, Berisha: Rama ndoqi sipas platformës së Çubrilloviçit
31/03 14:39
Top News – Kandidat për Bashkinë e Tiranës. Braçe: Mora mbështetje, do t’i shkoj deri në fund
31/03 14:30
Top News – ‘Të ndalim shkretimin e fshatrave’. Propozimi i PD për ‘Territorialen’ rikthen komunat
31/03 14:30
Top News – Debatet në PS, reagon Spiropali/’Bindja s’është virtyt! Modeli i arrogancës po zgjerohet’
31/03 14:01
Top News – Rama mbledh kryebashkiakët. Kreu i qeverisë nis turin ‘Punët për Shqipërinë’
31/03 13:48
Top News – Tërhoqi mbi 1 mld nga tregu, politika agresive e BSh në 2025 nuk frenoi rënien e euros
31/03 13:41
Top Channel/ Aksident në rrugën Transballkanike, makina përplas 57-vjecaren në vijat e bardha
31/03 13:29
Top News – Braçe: Do kandidoj për Tiranën, mundësi për të zhvilluar qytetin
31/03 12:58
Top Channel/ Nis rehabilitimi i një nga kanaleve kryesore kulluese në Vlorë
31/03 12:53
Top Channel/ Ilir Beqaj kërkon të lirohet/ Shqyrtohet kërkesa për të lënë qelinë e paraburgimit
31/03 12:50
Top Channel/ Pezullohet kreu i IMT Tiranë/ Dyshime për abuzim me leje ndërtimi, gjykata e pezullon
31/03 12:49
Top Channel/ “Shqipëria Live” në Kosovë/ Top Channel do të transmetojë zhvillimet për ndeshjen
31/03 12:46
Top Channel/ Hita merr drejtimin e Policisë/ Lamallari: Forconi luftën ndaj paligjshmërisë
31/03 12:08