Deklarata e Ambasadorit amerikan Jeffrey Hovenier për lëkundjen e marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me Qeverinë e Kosovës kanë nxitur reagimin e opozitës. Kryetari i partisë më të madhe opozitare në Kosovës, Memli Krasniqi një natë më herët tha se kryeministri Albin Kurti nuk e ka legjitimitetin të cënojë marrëdhëniet me partnerin më të fortë të shtetit.