Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të hënë pamjet nga aksioni i IKMT në Theth për prishjen e ndërtesave të ndërtuara në mënyrë të paligjshme. Rama e quan kriminel autorin e ndërtimit të shtëpizave në Theth, i cili ka betonizuar zonën për të ndërtuar “fshatin e tij turistik”.