Krimi kibernetik ka pësuar një rritje të konsiderueshme në vitet e fundit, por ndërkohë është rritur edhe ndërgjegjësimi i qytetarëve për denoncimin e këtij lloj krimi. Vetëm në ditët e fundit në Elbasan ka pasur dhjetëra denoncime nga shkollat për krijime të profileve false denigruese në rrjetet sociale.