18 procedime penale janë regjistruar nga prokuroritë e rretheve për krime zgjedhore, ndërsa janë arrestuar 6 persona dhe janë vendosur nën hetim 25 të tjerë. Sipas prokurorisë së përgjithshme, gjithsej gjatë fushatës zgjedhore u depozituan 31 kallëzime, 9 prej të cilave nga subjektet politike dhe institucione të ndryshme.