Tashmë një kanal i posaçëm do të vijë në aplikacionin ‘Komisariati Dixhital’, ku gjithkush mund të kontribuojë për Shqipërinë e Pastër, duke denoncuar krimin mjedisor dhe çdokënd që hedh plehra rrugëve! Në një aktivitet të zhvilluar në Pallatin e Kongreseve, Ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro u shpreh se të gjithë nga pak jemi kriminelë për mënyrën si e kemi trajtuar mjedisin.